VLEN: Akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:17

VLEN: Akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët

Përmes kësaj komunikate njoftojmë qytetarët dhe të gjithë mediat, që si Koalicion VLEN akoma nuk kemi ndarë komunat e as kandidatët që do të prijnë e fitojnë në komunat shqiptare, thonë nga Koalicioni VLEN.

Kumtesa:

Prandaj, lusim për durim mediat dhe qytetarët për vëmendje që mos të bien pre e spekulimeve të ndryshme.

E kuptojmë interesimin e lartë për këtë çështje të rëndësishme, dhe pikërisht kjo është arsyeja që nuk jemi duke nxituar.

Koalicioni VLEN ka koordinim të vazhdueshëm, andaj për çdo çështje në kohë do të jetë i njoftuar opinioni me vendimet e Koalicionit.

Kujtojmë që, pavarësisht se si do të jetë ndarja e komunave fitoren e kemi të përbashkët gjithandej, çdokund, në çdo komunë!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2025 23:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media