Ambasadori Meidani: Gjuha shqipe, e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shkurt, 2025 22:07 Përditësuar

Ambasadori Meidani: Gjuha shqipe, e çimentuar në themelet e Maqedonisë së Veriut!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke bërë përpjekje maksimale për ta zhbllokuar rrugën drejt Bashkimit Europian, por nëse Shqipëria bëhet pjesë e Unionit para Maqedonisë, duhet ta dini se Maqedonia do të ketë një vend mik që do ta ndihmojë në rrugën eurointegruese, siguroi ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në DailyClick TV21.

Sa i përket debatit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Meidani u shpreh se nuk ka asgjë që e cenon shqipen, e cila sipas tij, është realitet i pamohueshëm.

“Çështja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave kushtetuese në këtë vend dhe për rrjedhojë është e çimentuar në themelet e këtij shteti. Mos keni asnjë shqetësim se është një e drejtë kushtetuese e fituar dhe një nga pilarët e Marrëveshjes së Ohrit”, shtoi Ambasadori i Shqipërisë në RMV, Denion Meidani.

I pyetur për ngjarjet e nëntorit të vitit të kaluar, kur një polic në Kumanovë e hoqi flamurin kombëtar shqiptar nga shtylla dhe e hodhi, ambasadori shqiptar tha ende po presin një vendim se çfarë do të ndodhë me policin, gjersa shtoi nuk mund të ketë fshehje pas përgjigjeve të tipit polici ka qenë duke e zhvendosur flamurin.

“Siç thash, jemi në pritje dhe nuk duam ta paragjykojmë rastin.
-D.m.th. ju prisni që të ketë një pasojë për këtë akt.
-Mendoj që ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohen pa ekujvok, në mënyrë rigoroze dhe të drejtë për këdo shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi ynë zyrtar”, deklaroi Denion Meidani – Ambasador i Shqipërisë në Shkup.

Duke folur për çështjen e maqedonasve në Shqipëri dhe akuzat se Bullgaria po bën presion për t’i bërë që të deklarohen si bullgarë, Meidani tha se befasohen nga deklarata të tilla, sepse sipas tij, situata nuk është aspak e tillë. Siguroi se Shqipëria ka kornizat ligjore më të avancuara për mbrojtjen e pakicave kombëtare, të cilat sipas tij, janë të integruara mirë në shoqërinë në Shqipëri.

Për kritikat që pati pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut tha se nuk i jep llogari askujt, që siç tha, nuk kanë qenë takimet e para e as të fundit dhe shtoi se, është gjithmonë kënaqësi.

“Ishte kënaqësi të takoja zotëri Ahmetin dhe ta prisja në Ambasadën e Shqipërisë. Nuk ishte as takimi i parë dhe as i fundit, qëlloi që ishte takimi i parë publik duke qenë se ishte në Ambasadën e Shqipërisë. Është gjithmonë një kënaqësi. Sa i përket takimeve, kam qenë i paanshëm, kam takuar të gjitha krahët e politikës. Është pjesë e detyrës dhe funksioneve të mia diplomatike, diçka që nuk i jap llogari askujt. Gjithashtu prita mikun tim, deputetin Kamberi. Ai ishte në vizitë në Shkup dhe ndali edhe në Ambasadën e Shqipërisë e cila është e hapur për këdo shqiptar”, tha Meidani në Daily Click.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shkurt, 2025 22:07 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.