Marina franceze refuzon t’u ndihmojë, anglezët shpëtojnë emigrantët në mes të detit
Mediat në Britaninë e Madhe kanë kritikuar oficerët e marinës franceze pasi sipas tyre refuzuan të ofronin ndihmë për 60 migrantët që ndodheshin në një varkë të ngushtë dhe të mbushur me ujë.
Oficerët francezë kërkuan ndihmë nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa incidenti ndodhi në territorin francez, përgjatë Kanalit të La Mansh, dhe shkaktoi skena dramatike kur migrantët, shumica burra, kërkonin shpëtim duke bërtitur dhe tundur duar, ndërkohë që një varkë e marinës franceze ndodhej afër tyre, transmeton klankosova.tv.
Sipas raportimeve të mail online, autoritetet franceze, edhe pse ishin të informuara për rrezikun që po kalonin emigrantët dhe për faktin se gomonia ishte e mbushur me ujë, nuk morën masa për t’i shpëtuar ata.
Përkundrazi, ata kërkuan me radio ndihmën e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar. Situata është bërë më alarmante kur, gjatë një bisede në sistemin radio publik, një zyrtar francez informoi shërbimin britanik se varka ishte plot me ujë dhe se emigrantët ishin duke bërë thirrje për ndihmë.
Ndërkohë, shifrat e emigracionit janë rritur, me të dhëna që tregojnë se numri i migrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit ka arritur në 3,224, një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri ishte 2,983.
Kjo është pjesë e një fluksi më të madh migrator, me gjithsej 26,466 emigrantë që kanë mbërritur që nga koha kur Keir Starmer ka marrë pushtetin, duke arritur në mesatarisht 55 individë në ditë.
Incidenti, sipas euronews.al, që ka ngjallur shumë reagime në nivel ndërkombëtar, shënon një tjetër moment të tensioneve në marrëdhëniet mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me çështjen e migracionit dhe ndihmën në rastet e urgjencës në det.
-
Skandal i ri me librat shkollorë, Kosova quhet Metohi dhe pjesë e territorit të Serbisë
Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka publikuar një foto ku shkruhet
-
Garancitë e sigurisë/ Zelensky: Plani për paqe i SHBA-së kërkon diskutim më të gjerë
Plani i paqes i SHBA-së kërkon diskutim të mëtejshëm të disa “çështjeve të ndjeshme”, duke përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe kontrollin mbi rajonet lindore, tha Vladimir Zelensky në
-
Orban: BE po përgatitet të pranojë Ukrainën dhe të fillojë luftën me Rusinë
Bashkimi Evropian i është përgjigjur SHBA-së lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar nga Donald Trump, e cila përfshin edhe qëndrimin amerikan ndaj përfundimit të luftës së

















