Shkup, marsh për të drejtat e grave

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2025 23:27

Shkup, marsh për të drejtat e grave

Me marsh i cili filloi nga Salla Universale nën sloganin “Le të hanë trëndafila”, Platforma për barazi gjinore shënoi 8 marsin, Ditën ndërkombëtare të gruas. Kjo ditë nuk është vetëm për akte simbolike dhe fraza të përditshme, çfarë na duhen trëndafilat kur nuk kemi për bukë – ishin një pjesë e porosive të dërguara nga marshi.

“Ju thërrasim në bojkot femëror të marketeve të mëdha, qendrave tregtare dhe bojkotin e gjithë punëve të shtëpisë. Në vend që të na dhurojnë trëndafila, burrat le të ndajnë peshën e punës sonë në shtëpi”, thonë nga Platforma për barazi gjinore.

Në Strumicë socialdemokratët mbajtën tubim përkushtuar gruas. Kjo është dita e guximit të gruas, luftës së gruas dhe shpirtit të palëkundur të gruas, tha nënkryetarja Fani Karanfillovska Panova.

“Kjo ditë nuk është vetëm festë por është rikujtim i luftës shekullore për të drejta dhe barazi. Gratë në histori kanë thyer errësirën e diskriminimit dhe pabarazisë duke siguruar të drejtë për të votuar, për arsim, punë, dinjitet”, u shpreh Fani Karanfillovska Panova.

Urim për ditën e gruas arriti edhe nga Zeqirija Ibrahimi, kryetar i AAA-së, pjesë e koalicionit VLEN. Tha se beteja për përfaqësimin e grave duhet të tejkalojë përqindjet dhe kuotat.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas dhe 30 vjetorin e deklaratës së Pekingut dhe Platformës për aksion UN Woman në Maqedoni, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, prezantoi shenjë të veçantë postale, që tregon grushtin e ngritur, simbol i vendosmërisë dhe luftës për të drejtat e grave.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2025 23:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media