Limani u arysytua, ASH-Sela s’i beson: Dje u zbulua një lajm tronditës!
Pasi ministrit Fatmir Limani i është refuzuar viza amerikane, që sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të veprimtarisë së tij politike në të kaluarën. Për këtë, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës, që siç tha, kjo është goditje e rëndë për imazhin e shtetit dhe nuk është vetëm dështim personal i Limanit, por i gjithë qeverisë. ASH-Sela tha se arsyetimi i ministrit është manipulim i pastër, ndërkohë që kërkoi dorëheqjen ose shkarkimin e tij.
“Dje u zbulua një lajm tronditës: Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limanit, i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e detyruar të anulojë vizitën zyrtare në OKB, New York. Kjo është një goditje e rëndë për imazhin e shtetit, një turp për institucionet dhe një tregues alarmant i diskreditimit ndërkombëtar të kësaj qeverie. Në vend që të jepte sqarime të qarta dhe të merrte përgjegjësi, ministri Limani vonoi reagimin dhe në mbrëmje pranoi në rrjetet sociale se ka “lëvizje të kufizuara” për shkak të të kaluarës së tij politike, duke fajësuar kinse angazhimin e tij të dikurshëm”, thuhet n“Dje u zbulua një lajm tronditës: Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinjë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limanit, i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e detyruar të anulojë vizitën zyrtare në OKB, New York. Kjo është një goditje e rëndë për imazhin e shtetit, një turp për institucionet dhe një tregues alarmant i diskreditimit ndërkombëtar të kësaj qeverie. Në vend që të jepte sqarime të qarta dhe të merrte përgjegjësi, ministri Limani vonoi reagimin dhe në mbrëmje pranoi në rrjetet sociale se ka “lëvizje të kufizuara” për shkak të të kaluarës së tij politike, duke fajësuar kinse angazhimin e tij të dikurshëm”, thuhet në kumtesën e ASH-Sela.
Ky është një manipulim i pastër, vijon kumtesa, duke vijuar që fakti i vetëm i rëndësishëm është se një ministër i qeverisë i është ndaluar hyrja në SHBA – një vend aleat strategjik dhe partner kyç i Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk mund të kalojë pa pasoja!
“Kërkojmë menjëherë dorëheqjen ose shkarkimin e Fatmir Limanit! Ky nuk është vetëm një dështim personal i tij, por një njollë e zezë për gjithë qeverinë. Heshtja e kryeministrit dhe partnerëve të tij tregon ose paaftësi për të menaxhuar këtë krizë, ose frikë për të thënë të vërtetën. Qytetarët meritojnë një qeveri që nuk turpëron vendin ndërkombëtarisht. Partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se ky skandal nuk përfaqëson shqiptarët dhe as vlerat euroatlantike që ne mbrojmë. Aleanca për Shqiptarët do të insistojë që ky turp të mos mbulohet! Përgjegjësia duhet të jetë e qartë dhe e menjëhershme”, thonë në reagimin nga ASH-Sela.
Limani ditë më parë u prononcua rrerth rastit. Duke iu drejtuar liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Limani tha që arsyea e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithëçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendëlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare.
“Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdes’shëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes së përjetshme. Nëse duani shpjegim më të qartë.., i thuani Ali Ahmetit të zgjedhi një televizion debativ dhe u sqaroj… Mua veprimtaria atdhetare më ndëshkon, ndërsa lloji juaj ndëshkohet për krime dhe vjedhje”, u përgjigj Limani.
Portali informativ Infomax ditë më parë njoftoi nga burimet e saj në ish-Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, se ministri është përfshirë në një skandal të madh që lidhet me veprimtarinë e tij diplomatike ndërkombëtare.
“Fatmir Limani është dashur të udhëtojë për në Nju Jork të SHBA-së më 9 mars, ku është dashur të mbajë disa takime lidhur me aktivitetet diplomatike në Kombet e Bashkuara, dyshohet se për këtë udhëtim janë rezervuar bileta ajrore dhe hotele, por të gjitha këto përpjekje kanë qenë të kota pasi ministrit i është refuzuar viza në Maqedoni”, u tha në lajmin e InfoMax.
“Redaksia jonë ka informacione se ministri Fatmir Limani është dashur të udhëtojë sot në Nju Jork për të vizituar Kombet e Bashkuara. Megjithatë, udhëtimi i tij u anulua edhe pse biletat e avionit ishin rezervuar. Informacionet tona flasin se ministrit Limani i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane në Maqedoni. A mund të na thoni pse ministri Limani u refuzua nga Ambasada Amerikane për vizë në SHBA?, ishte pyetja nga InfoMax drejtuar ministrisë së Limanit për prononcim.
Por pas më shumë se 48 orësh, siç njoftoi portali, ende nuk ka marrë përgjigje as nga ministri dhe as nga ministria se përse Limanit i është refuzuar viza nga ambasada amerikane.
“Ky është një skandal i madh, duke pasur parasysh që Limani është ministër dhe pothuajse nuk ka pasur raste të tilla në historinë e Republikës së Maqedonisë së pavarur kur një ministri aktual i është refuzuar viza, veçanërisht nga një shtet si Maqedonia, që është partner strategjik i SHBA-së”, i tha në lajmin e InfoMax. Link / Flaka Media