Refuzimi i vizës amerikane, kërkohet dorëhejqe nga Fatmir Limani!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Mars, 2025 14:58

Refuzimi i vizës amerikane, kërkohet dorëhejqe nga Fatmir Limani!

Debatit për refuzimin e vizës nga Ambasada e SHBA-va në Shkup për ministrin Fatmir Limani i është shtuar edhe themeluesi i portalit Tetova Sot, Rami Mislimi. Në një koment të tij në Facebook, Mislimi ka thënë që ata të cilët luftojnë për vatan e familje ata janë njerëzit më të çmuar në shoqri dhe tek ZOTI kanë gradën më të lartë në botën tjetër.

“Edhe amerikanët ngrisn lartë figurat që mbrojnë Vatanin dhe Familjen duke i çmuar si njerëz me dinjitet më të madh në shoqëri. Dhe tash gjithë mashtrimi i Fatmir Limanit ndër vite si familje, si individ që ka qenë në burgje e në UÇK bie poshtë se ai paska bërë punë tjetër, spaska pasur asnjë lidhje as me Kombin, as me UÇK-në e as me shqiptarët e as me Familjen. Të mbrosh Ali Ahmetin në 2001 dhe të mbrosh Ali Ahmetin edhe në 2025 besoni se Amerika të jep nënshtetësinë amerikane pa 5 milionë eurot që i kërkon Trumpi. Andaj turpin nga sot e ke pas shpine nga do që të ecësh TURPIN e ke me vete, të paktën mos ishe arsyetuar për flijimin që e paske bërë për UÇK-në. Me ligjin që e ke nënshkruar edhe ti me dorën tënde se personat që shpallen “NON GRATA” nga Amerika nuk kanë vendin në postet publike, Atëherë i bie të dorhiqesh para se me të shkarkuar. Dorëheqje”, ka shkruar Mislimi.

Dorëheqje sot kërkoi edhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës.

“Kërkojmë menjëherë dorëheqjen ose shkarkimin e Fatmir Limanit! Ky nuk është vetëm një dështim personal i tij, por një njollë e zezë për gjithë qeverinë. Heshtja e kryeministrit dhe partnerëve të tij tregon ose paaftësi për të menaxhuar këtë krizë, ose frikë për të thënë të vërtetën. Qytetarët meritojnë një qeveri që nuk turpëron vendin ndërkombëtarisht. Partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se ky skandal nuk përfaqëson shqiptarët dhe as vlerat euroatlantike që ne mbrojmë. Aleanca për Shqiptarët do të insistojë që ky turp të mos mbulohet! Përgjegjësia duhet të jetë e qartë dhe e menjëhershme”, thonë në reagimin nga ASH-Sela. Flaka Media

Lexo edhe: Limani u arysytua, ASH-Sela s’i beson: Dje u zbulua një lajm tronditës!

Infomax: Ministrit Fatmir Limani nuk i jepet vizë për në Amerikë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Mars, 2025 14:58