Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:31

Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së

Koalicioni VLEN është në fazën finale të përgatitjes së propozim ligjit për ish ushtarët e UÇK-së. Këtë e konfirmoi në intervistë për Alsat deputeti Rijad Shaqiri. Ai tha se edhepse nuk ka një marrëveshje me partnerët e koalicionit, me VMRO DPMNE-në, këtë ligj do ta fusin në procedurë parlamentare.

“Për hir të realitetit ju dhash ju personalisht qasje në telefon se jemi në fazën përfundimtare të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së, nuk e thënë për demagogji. Atë që e kam thënë jam në fazë përfundimtare, jam duke punuar me djemtë në kuadër të Kuvendit”, tha Rijad Shaqiri, deputet.

A ka vullnet politik z.Shaqiri?

“Unë e di se do të jetë vështirë që të sigurohet vullneti politik, por së paku duhet të fillojë nga diku, duhet ta fusim në procedurë, a përfundon pozitivisht apo jo?”, u përgjigj Shaqiri.

Mendoni se do ta fusni në procedurë pa diskutuar me partnerët e koalicionit?

“Dihet mirëfilli se qëndrimi i palës maqedone nuk mund të jetë asnjëherë dakord për një ligj të tillë, sa mund të jetë dakordësia nga ana e shqiptarëve për ligjin e branitellave edhe për faktin se garniturat paraprake për 7 herë e kanë votuar këtë ligj për branitellat. Mirëpo ato asnjëherë nuk e kanë kushtëzuar që në kuadër të atij ligji të futen edhe ushtarët e UÇK-së”, nënvizoi Shaqiri.

Ju thatë se e keni gati, do ta dorëzoni NË Kuvend, a ka pajtueshmëri, a janë të informuar z.Mexzhiti, z.Gashi

“Partnerët e VLEN-it janë të gjithë dakord rreth këtij ligji dhe me vet faktin që edhe firmat që do ti firmosin deputetët e dëshmon?”, u përgjgij Shaqiri.

Do të thotë se ju si VLEN me VMRO-në nuk e keni ngritur këtë çështje?

“Nuk kemi, do ta bisedojmë, nëse ata nuk janë dakord në do ta fusim në procedurë parlamentare shohim e bëjmë”, u përgjigj Rijad Shaqiri, deputet. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media