Veliaj: Më kanë ngritur kurth

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 21:53

Veliaj: Më kanë ngritur kurth

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e arrestit në burg, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai e konsideron situatën në të cilën ndodhet si një ëndërr të keqe dhe si një film soviatik me sigurimsa.

“Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë dhe tani të isha duke përqafuar djalin tim, për të cilin më ka marrë shumë malli! Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!”, shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Pavarësisht këtij vendimi, Veliaj premton se do të vijojë luftën e tij për drejtësi deri në fund.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 21:53