Jahoski përfundon në burgun e Shutkës

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 23:10

Jahoski përfundon në burgun e Shutkës

Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor.

Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës).

“Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar ndaj ankesës së Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të parashtruar kundër aktvendimit të gjyqtarit në procedurë të mëparshme kundër A.J. , që lidhet me hetimin për prokurimin e naftës në TEC Negotinë, pas mbajtjes së seancës publike si dhe vlerësimit të pretendimeve ndaj ankesës dhe përgjigjes në ankesë, solli vendim që:

Masa e arrestit shtëpiak, e caktuar me vendim të gjyqtarit në procedurë paraprake, ndryshohet dhe ricaktohet masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazës nga neni. 165. paragrafi 1 pika. 1 dhe 2, përkatësisht, Rreziku i arratisjes dhe rrethanave që tregojnë se ai mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët.

Vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe nga stacioni policor kompetent është marrë njoftim se personi është siguruar dhe dërguar në Burgun e Shkupit”, thuhet në njoftim.

Më tej njoftohet se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 23:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media