Diskoteka ka pasur llogari bankare të bllokuar, licenca të falsifikuara, objekt të papërshtatshëm!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 16:55

Diskoteka ka pasur llogari bankare të bllokuar, licenca të falsifikuara, objekt të papërshtatshëm!

Kompania “MMMM cafe DOOEL”, mbajtësja e licencës për “Club Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, ka pasur të bllokuar llogarinë, sipas informacioneve të “Business Network”, softuer që merr informacion nga Regjistri Qendror, shkruan Flaka

Sipas licencës së Ministrisë së Ekonomisë, të publikuar nga TV21, kompania e ka marrë licencën më 13 mars 2023, nga Sekretarja e Shtetit Razmena Cekic Duroviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se disa nga licencat që kishte diskoteka ishin të falsifikuara. Më parë u raportua se disko dikur ishte një magazinë tapetesh.

Më poshtë i gjen të gjitha zhvillimet, klikoni në link për të lexuar lajmet:

Si u kthye magazina e tapeteve në klub nate, funksiononte në kushte të papërshtatshme

MSH: Po organizohet transport ajror për pacientët me lëndime të rënda

Njëzet nga gjithsej 155 të lënduarit në zjarrin në diskotekën në Koçan, janë në gjendje kritike

Në arrest 15 persona, në mesin e tyre edhe djali i pronarit të diskotekës

Në mesin e viktimave janë edhe 5 anëtarë të grupit muzikor

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 16:55