Papa Françesku dhe Zelensky me mesazhe ngushëllimi pas tragjedisë në Koçan

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 17:20

Papa Françesku dhe Zelensky me mesazhe ngushëllimi pas tragjedisë në Koçan

Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën rreth 60 persona, kryesisht të rinj.

Papa shprehu “ngushëllime të thella për familjet e viktimave” si dhe “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit”, thuhet në telegramin dërguar peshkopit të Shkupit Kiro Stojanov.

Ai siguroi gjithashtu se kujtimin e viktimave do ta jenë në lutjet e tij.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, pasi zjarri që shpërtheu në një klub nate atje, mori jetën e 59 personave, transmeton zhurnal.mk.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit maqedonas.

“Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar presidenti ukrainas.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 17:20