Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 17:17

Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski njoftoi se në diskotekën “Puls” në Koçan, ka pasur rreth 500 persona.

Toshkovski njoftoi se trupat e të gjitha viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe se shumica prej viktimave tashmë janë identifikuar.

“Në diskotekë ka pasur diku, sipas informacioneve fillestare që i kemi, rreth 500 persona. Janë shitur diku 250 bileta sipas informacioneve që i kemi marrë. Emrat e të ndjerëve, pas përfundimit të identifikimit, do të dorëzohen te familjet. Është identifikuar numri më i madh i tyre. Të gjitha trupat që kanë qenë në suaza të ngjarjes penalo juridike, janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes”, deklaroi mes tjerash Toshkovski.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 17:17