ASH-Sela: Ky është kulmi i dështimit! Dorëheqje tani!
Pas 9 muajve dështimesh të qeverisë dhe më shumë se një vit paaftësi nga Toshkovski, qytetarët nuk mund të durojnë më. Kaosi institucional dhe mosveprimi nuk mund të justifikohen më!
Ministri i Punëve të Brendshme Toshkovski, Ministri i Ekonomisë Durmishi, kryetari i Komunës Papazov, drejtori i Inspektoratit të Tregut, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe të gjithë përgjegjësit për këtë situatë, duhet të japin llogari për keqmenaxhimin dhe dështimet e tyre të rënda!
Përgjegjësit e drejtëpërdrejtë, përfshirë pronarët dhe falsifikatorët, duhet të mbajnë përgjegjësi penale! Por nuk mund të harrojmë as ata që heshtën dhe nuk vepruan në kohë – edhe ata janë fajtorë dhe nuk mund të shpëtojnë nga llogaridhënia.
Ky është kulmi i dështimit! Dorëheqje tani!