Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut 7 ditë zie për tragjedinë në Koçan

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 11:07 Përditësuar

Flamujt në gjysmë shtizë, Maqedonia e Veriut 7 ditë zie për tragjedinë në Koçan

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit të djeshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate.

Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë ndaluar nga policia.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Mars, 2025 11:07 Përditësuar