Sillet vendim që 10 personave t’u vazhdohet paraburgim, për 6 të tjerë pritet vendim!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 14:29

Sillet vendim që 10 personave t’u  vazhdohet paraburgim, për 6 të tjerë pritet vendim!

Gjykata Themelore në Koçan deri tani ka sjell vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh për dhjetë persona në rastin e zjarrit në diskotekën “Puls”, ndërsa për gjashtë të tjerë pritet të merret vendim.

Sipas MIA-s, për vazhdimin e paraburgimit të ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ende nuk është sjell vendim.

PPRMV informon se Prokuroria Themelore Publike- Koçan deri në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për 48 orë të tjera për 16 personat deri tani të përfshirë në procedurë të cilëve kjo masë u skadon gjatë ditës.

Ndaj dy personave të tjerë, me propozim të prokurorisë është caktuar masë e paraburgimit gjatë ditës së djeshme dhe kjo ende zgjat. Në total masa paraburgim afatshkurtër deri në këtë moment është kërkuar për 18 persona.

Një zjarrin në diskotekën “Puls” mëngjesin e së dielës humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 14:29