Kërrcet dajaku në Tetovë, zihen mes veti dy banorë të Reçicës së Madhe

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 12:22

Kërrcet dajaku në Tetovë, zihen mes veti dy banorë të Reçicës së Madhe

Dje me datë 20.03.2025, në ora 15:40 në fshatin Reçicë e madhe e Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.I.(36) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga J.I.(56) nga i njëjti fshat që rreth orës 15:00 në oborrin e tij, pas një debati të shkurtër e ka sulmuar fizikisht duke përdorur një gjësend druri.

Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 12:22