Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 23:17

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës duke iu afruar zonës së Sofilarit. Të gjithë zjarrfikësit nga Strumica janë mobilizuar dhe po mundohen që zjarrin ta lokalizojnë dhe të mos arrijnë në shtëpi dhe objekte tjera.

Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga qytete të tjera. Është mobilizuar edhe policia e Strumicës.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ka sqaruar se zjarri ka filluar në kashtë, por se era e fortë e ka vështirësuar dhe pamundësuar shuarjen e tij.

Sipas komandantit të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Strumicës, Aleksandar Gudev, zjarri ka filluar të përhapet në drejtim të rrugës Strumicë-Radovish, në drejtim të fshatit Vasilevë.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 23:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media