Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Bekteshin dhe disa të dyshuar të tjerë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 00:01

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Bekteshin dhe disa të dyshuar të tjerë

Prokuroria ka kërkuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre drejtorë të tjerë nga Ministria e Ekonomisë, mësohet nga burime të hetimit.

Ndër ata për të cilët është kërkuar paraburgimi janë ish-sekretarja shtetërore, Razmena Çekiç, dhe drejtori Beqim Haxhiu. Këta janë tre personat e parë për të cilët është hapur një hetim dhe kërkohet paraburgim në kuadër të hetimit të gjerë që përfshin më shumë se 20 të dyshuar.

Më herët, një masë e tillë paraburgimi ishte kërkuar vetëm për shtatë punonjës të policisë të dyshuar për të njëjtin rast. Po ashtu, mbrëmjen e sotme janë paraqitur në gjykatë tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit, të cilët gjithashtu janë nën hetim.

Prokuroria ka njoftuar se hetimi po zgjerohet dhe në ditët në vijim priten detaje të reja për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 00:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media