Shqipërisë nuk i mjafton “autobusi” përpara portës, Anglia e ndëshkon dy herë

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 23:39

Shqipërisë nuk i mjafton “autobusi” përpara portës, Anglia e ndëshkon dy herë

Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë të Eliminatoreve të Botërorit 2026, duke humbur 2-0 në Wembley përballë Anglisë.

Sfida nisi me një dominim të “Tre Luanëve”, teksa kuqezinjve u fokusuan vetëm në mbrojtje dhe të kapnin në befasi ekipin e Tuchel, me shkëndijat e Brojës dhe Asanit që nuk mjaftuan.

Ishin golat e Lewis-Skelly në pjesën e parë dhe Kane në të dytën të cilët sollën tre pikët e para në epokën e Thomas Tuchel në krye të Anglisë, teksa Shqipëria pësoi dhe një dëmtim të Thomas Strakoshës në fund të sfidës, i cili i la vendin Kastratit.

Kështu Anglia kryeson Grupin K me tre pikë, ndërsa Shqipëria do tentojë që pikët e para t’i marrë përballë Andorrës, më 24 mars, ora 20:45 në “Arenën Kombëtare”, sfidë që do të përcillet ekskluzivisht në DigitAlb.

REZULTATI:

ANGLI 2-0 SHQIPËRI

20′ Lewis-Skelly, 77′ Kane

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 2-0 të Anglisë!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Lewis-Skelly dhe në vendin e tij futet James.

83′ Zëvendësim te Anglia. Largohet Rice dhe në vendin e tij futet Henderson.

82′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Strakosha lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati.

78′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani dhe Laçi, në vendet e tyre futen Hoxha dhe Pajaziti.

77′ GOL ANGLIA 2-0/ Kane kontrollon mjaft mirë një top në zonë dhe me një gjuajtje ndëshkon Strakoshën. (VIDEO)

74′ Tre zëvendësime te Anglia. Largohen Foden, Rashford dhe Jones, në vendet e tyre futen Bowen, Gordon dhe Rogers.

63′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe në vendin e tij futet Armando Broja.

59′ Bellingham hedh një krosim në zonë dhe Kane godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

44′ Jasir Asani godet nga distanca, topi i të cilit shkon jashtë kuadratit.

41′ Burn godet me kokë, por topi ndalet në traversë.

40′ Rashford godet me kokë dhe Strakosha narrin ta ndalë, e më pas Kane tenton me portën e boshatisur, por Gjimshiti bën heroin me një devijim të saktë.

34′ Rashford hedh një top në zonë për Bellingham, tentativa e të cilit ndalet nga Strakosha.

32′ Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

26′ Laçi hedh një krosim drejt zonës, me Burn që e devijon dhe topi përplaset në traversë.

20′ GOL ANGLIA 1-0/ Lewis-Skelly i shmanget mbulimit të Asanit dhe i vetëm përballë Strakoshës çon topin në rrjetë. (VIDEO)

17′ Kane del i vetëm përballë portës, por Strakosha arrin të ndalë topin.

5′ Një top i rrezikshëm hidhet në zonë për Bellingham, por Ajeti arrin të largojë topin.

1′ Starton sfida në Wembley!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Mars, 2025 23:39