Shteti do t’ua ndajë familjeve të viktimave dhe të lënduarve në Koçan nga 2.500 euro!
‘’Po ashtu, në fushën e transportit dhe akomodimit, dua t’ju informoj se edhe ky është një detyrim dhe shqetësim që ne si Qeveri e realizojmë. Prerja e sotme është si vijon: janë përkujdesur 180 persona nga familjet e të plagosurve që janë shtruar në spital jashtë vendit. Njëherësh, në këtë moment ne u informuam nga Kryqi i Kuq se po bëhet harmonizim dhe vlerësim formal juridik përmes të cilit të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia e tmerrshme do t’u jepet mbështetje financiare në shumën prej 150.000 denarë për secilën familje për të filluar dhe mjetet e njëjta do t’u jenë në dispozicion për të mbuluar shpenzimet rrjedhëse, ditore, më urgjente. Sigurisht, kjo nuk është vetëm ndihmë e njëhershme, ekipet e Kryqit të Kuq, SPPP-së dhe Qeverisë kontaktojnë familjet çdo tre orë me qëllim që të sigurohemi se nuk ka situata të reja të padëshiruara që shkaktohen dhe, natyrisht, në fazat e ardhshme në mënyrë të vazhdueshme në varësi të të gjitha nevojave individuale, të gjitha fondet do t’u drejtohen atyre”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva
Lidhur me mbështetjen financiare në shumën prej 150.000 denarë për secilën familje, Miteva theksoi se aktualisht po bëhet vlerësim dhe organizim i situatës.
“Në këtë pikë, e di se të gjitha shërbimet janë të përfshira në mënyrë aktive për të bërë organizimin dhe vlerësimin e mënyrës më të mirë për të mbrojtur familjet dhe për të arritur mjetet tek familjet sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo tre orë kemi kontakte të rregullta me familjet jashtë vendit për të parë nëse ka situata të reja të padëshirueshme, jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm kërkojmë që të ndiqen informacionet zyrtare”, theksoi Marija Miteva.