Mickoski “godet” protestat: Po përpiqen përmes tragjedive të fitojnë pikë politike | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 14:16

Mickoski “godet” protestat: Po përpiqen përmes tragjedive të fitojnë pikë politike | VIDEO

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetareske lidhur me paralajmërimet për protestë në vend, deklaroi:

“Protestat janë një mjet demokratik për të shprehur pakënaqësinë, edhe unë jam nervoz dhe besoj se edhe ju jeni të pakënaqur, të gjithë jemi të pakënaqur me gjithçka që po ndodh dhe këtu nuk duhet të kemi dilema. Jemi duke i zgjidhur çështjet dhe do të vazhdojmë t’i zgjidhim, shumë çështje janë zgjidhur në nëntë muajt e fundit që kur është zgjedhur kjo Qeveri. Për shumë gjëra, kjo Qeveri ka qenë mbrojtëse, duke mos lejuar që të vazhdojë poshtërimi, plaçkitja, shkatërrimi nacional i Maqedonisë dhe pikërisht ky është problemi i atyre brejtësve politikë që duan të fitojnë disa pikë politike përmes këtyre protestave, ndaj shohin një mundësi. Unë i përmbahem absolutisht shprehjes së revoltës dhe zemërimit, sepse para nesh kanë mbetur edhe shumë gjëra për t’u zgjidhur, por ne do të luftojmë deri në atomin e fundit të energjisë që kemi për të rregulluar diçka në emër të gjeneratave të ardhshme.

Asgjë nuk mund të bëhet brenda natës, megjithëse kemi bërë shumë gjëra, po e përsëris, në periudhën e kaluar kemi mposhtur disa grupe mafioze që për fat të keq kanë funksionuar në vend. Do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme. Por tani e tutje, do të dëshiroja vetëm që të mbetemi të gjithë të fokusuar dhe të bashkuar në zgjidhjen e problemeve. Përndryshe, i kuptoj absolutisht të gjithë ata që kanë vendosur të shprehin zemërimin e tyre legjitim përmes një mjeti demokratik, që janë protestat. Por, në asnjë mënyrë nuk mund t’i justifikoj ata brejtës dhe shkaba politike që nuk duan një qeveri të fuqishme nga VMRO-ja, sepse është mbrojtëse dhe shtylla e fundit, për të mos lejuar shkatërrimin e Maqedonisë si shtet.”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 14:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media