Sot pritet të kthehen edhe pesë pacientë që ndodhen jashtë shtetit | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 12:56

Sot pritet të kthehen edhe pesë pacientë që ndodhen jashtë shtetit | VIDEO

Për momentin në vend mjekohen 23 pacientë, të cilët janë lënduar në zjarrin në Koçan, më shumë se 20 janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në Qendrën klinike janë vetëm katër, dy në Klinikën për Kirurgju Plastike, dy në Toskikologji, nëntë pacientë janë në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”, njëri prej të cilëve do të lirohet dhe në Sistinë mjekohen katër pacientë. Numri i pacientëve që po mjekohen janë vendit tani është 113, informoi sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari tha se pacientët që janë të akomoduar në Sistinë janë në gjendje stabile dhe se në ditët të vijim do të informojnë kur do të lëshohen në shtëpi. Pacientët, që po mjekohen jashtë vendit kanë filluar gradualisht të kthehen në shtëpi.

“Për ata që janë duke u mjekuar jashtë shtetit kemi dy lajme të mira. Sot numri nuk është më 116, por 113 që po trajtohen. Dje një pacient është kthyer nga Serbia dhe një pacient është kthyer nga Bullgaria. Pesë pacientë po kthehen sot, katër nga Spanja dhe një nga Greqia”, tha Taravari në një konferencë për shtyp.

Në 24 orët e para pas kthimit, siç e parashikon protokolli, pacientët që kthehen në vend do të vendosen në disa nga klinikat ku do të duhet të jenë nën mbikëqyrje. 

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 12:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media