Qoku i përmbajtur, nuk mban anën as të Taravarit as të Kasamit për formën e daljes në zgjedhje!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Mars, 2025 22:30

Qoku i përmbajtur, nuk mban anën as të Taravarit as të Kasamit për formën e daljes në zgjedhje!

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i koaliconit VLEN, Bekim Qoku është shprehur i përmbajtur nga zhvillimet në këtë koalicion. Në një postim në Facebook, Qoku nuk ka mbajtur as anën e Taravarit dhe as të Kasamit sa i përket formës së daljes në zgjedhjet e ardhëshme lokale, përskaj faktin që lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha sot brenda ditës që përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje brenda koalicionit mbron idenë që të dilet me lista të përbashkëta, shkruan Flaka.

“Vazhdoj të mendoj se VLEN është një nga nismat më të pjekura e më racionale politike në të gjithë trojet shqiptare që nga fillimi i sistemit shumëpartiak. Zgjedhjet janë gjithmonë një stres-test për çdo subjekt politik. Ato janë sprovë për të gjithë pjesëmarrësit, si për të votuarit ashtu edhe për votuesit. Koalicioni VLEN nuk ka qenë kurrë më solid dhe më i vendosur se në ditët e sotme. Në zgjedhjet e sidomos pas zgjedhjeve, VLEN do të konsolidohet shumë më fuqishëm se ç’ka qenë qysh nga themelimi i tij” ka shkruar Qoku.

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN kërkon që në zgjedhje lokale të dalë me listë të veçantë, ndryshe nga pjesa tjetër e partive të këtij koalicioni. Por, ai është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çështje. Taravari tha se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se po përgatiten për zgjedhje lokale, si dhe se së shpejti do të dalin me qëndrime.

“Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të dalim me listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim e bëjmë, jemi në komunikim të vazhueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Kërkesën e Taravarit për lista të veçanta e pranoi edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Por, ai thotë se pjesa dominante e koalicionit janë që në zgjedhje të garojnë së bashku. Ai theksoi se nëse ASH vendos për këtë, atëherë në zgjedhje do të garoj e vetme.

“Po qëndrimi dominant brenda VLEN-it është se ne shkojmë si koalicion. Kemi marrë mandat nga qytetarët në pushtetin qendror dhe gjithashtu, kërkesa e qytetarëve është që ky koalicion të vazhdoj bashkë edhe në zgjedhjet lokale… është e njohur për opinionin që kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në bazë të informatave brenda ASH-së, ekziston kërkesa që të shikohet mundësia që në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme”, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Mars, 2025 22:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.