Paratë i’u gjetën një punonjësi të Spitalit, nuk dihet nëse drejtori Muhsin Arifi ka kërkuar mito!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2025 21:37

Paratë i’u gjetën një punonjësi të Spitalit, nuk dihet nëse drejtori Muhsin Arifi ka kërkuar mito!

Drejtori i Spitalit të Specializuar Geriatrik, Muhsin Arifi, është ndaluar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për ta shtruar një paciente, por, siç ka mësuar “Sloboden Pecat”, paratë e gatshme në shumën prej 20 mijë eurosh nuk i janë gjetur atij, por një ndërmjetësi që punonte në spital dhe i cili e identifikoi Arifin si një person që kërkonte para për të shtruar një pacient për një periudhë më të gjatë, prej 1 apo 2 vitesh.

Është e paqartë nëse Arifi ka kërkuar në të vërtetë paratë, apo nëse ndërmjetësi e ka keqpërdorur Arifin për t’u mbrojtur.

Ky institucion shëndetësor pranon pacientë të rritur në gjendje më të rëndë shëndetësore, listat e pritjes janë të gjata dhe numri i shtretërve është i kufizuar.

Sot, në një veprim të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe MPB-së janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprat penale të marrjes së ryshfetit dhe marrjes së shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Po ndërmerren veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thanë Prokuroria për “Sloboden Pechat”.

Arifi më parë ka qenë drejtor organizativ i spitalit psikiatrik në Bardovc. Ai është arkitekt i diplomuar dhe vjen nga Aleanca për Shqiptarët, shkruan INA.

Ndërkohë, Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas ndalimit të Muhsin Arifi, drejtorit të ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative, nën dyshime se bashkë me një person kanë pranuar ryshfet prej 20.000 eurve. Nga ASH kërkojnë nga autoritetet që në procedurë të shpejtë të sqarojnë të gjitha rrethanat në lidhje me rastin.

Reagimi i ASH-së:

Duke pasur parasysh se personi M.A është propozuar nga ASH për zgjidhje të përkohshme për drejtor të ISHP Spitali i Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori Shkup”, konsiderojmë të nevojshme të njoftojmë si në vijim: ASH u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që në një procedurë të shpejtë dhe efikase të sqarojnë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me ngjarjen konkrete penale. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me të gjitha mekanizmat dhe vlerat themelore kushtetuese dhe ligjore.

Aleanca për Shqiptarët mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe në reformimin rrënjësor të sistemit shtetëror, me qëllim që të gjitha dukuritë devijante të minimizohen. Populli shqiptar nuk meriton të përfaqësohet nga persona që eventualisht përpiqen të pasurohen në mënyrë të paligjshme mbi vuajtjet shëndetësore të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet që ne përfaqësojmë.

Organet partiake të Aleancës për Shqiptarët do të ndërmarrin të gjitha hapat statutare të nevojshme për ruajtjen e imazhit dhe integritetit të partisë. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2025 21:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media