Koçan nuk qetësohet, familjarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2025 22:17

Koçan nuk qetësohet, familjarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi

Familjarët e viktimave të zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan kanë mbajtur marsh protestues me moton “Reagim i vonuar”, duke shprehur pakënaqësi për ritmin e ngadalshëm të institucioneve në zbardhjen e tragjedisë.

Marshimi simbolikisht nisi në orën 12:05 nga Parku i Revolucionit, duke aluduar në, siç thonë, reagimin e vonuar që kontribuoi në tragjedinë, transmeton TV21.

Qindra qytetarë lëvizën në heshtje nëpër qytet, duke kaluar pranë qendrës tregtare, si dhe bar-kafesë me pronarë të njëjtë me diskotekën Puls.

Më pas, ata janë drejtuar për në Komunën e Koçanit, ku janë të vendosura zyrat e Inspektoratit të tregut. Përpara stacionit të policisë, të pranishmit shprehën revoltën e tyre me një minutë heshtje për, sipas tyre, veprimin jo në kohë për parandalimin e fatkeqësisë.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2025 22:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media