Vuçiç kërcënon me dhunë, ultimatum studentëve të largohen nga objekti i RTS

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:13

Vuçiç kërcënon me dhunë, ultimatum studentëve të largohen nga objekti i RTS

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar përdorimin e forcës ndaj studentëve protestues që kanë bllokuar që nga e hëna objektin e Radio Televizionit të Serbisë. 

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë, duke thënë se policia mund të përdorë forcën ndaj atyre që po bllokojnë ndërtesën e televizionit shtetëror serb.

“U bëj thirrje organeve kompetente shtetërore që në ditët në vijim të marrin masa të ndryshme për mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të gjitha çështjet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. 

Që të rivendoset rendi juridik, të mbrohet rendi dhe paqja publike, të jetë plotësisht e qartë se Serbia si shtet funksionon dhe kërkoj që ta bëjnë këtë sa më shumë pa përdorimin e forcës. Atëherë kur forca është e nevojshme, në atë rast duhet të jetë sa më pak e mundur për të zgjidhur gjërat”, ka thënë Vuçiç.

Një grup studentësh dhe qytetarësh vazhdojnë të bllokojnë ndërtesat e Radio Televizionit të Serbisë në Tako-vska dhe Koshutnjak.  

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2025 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media