Mexhiti: Javën e ardhshme fillon themelimi i VLEN-it si parti politike!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 22:11

Mexhiti: Javën e ardhshme fillon themelimi i VLEN-it si parti politike!

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Telegraf Maqedoni ka paralajmëruar fillimin e procedurave për krijimin e një subjekti të ri politik të përbashkët nga koalicioni VLEN. Sipas tij, ky subjekt do të ketë një strukturë të konsoliduar, me shtab, qendër informative, kandidatë, program dhe lista këshilltarësh të përbashkëta.

“Prej javës së ardhshme fillon procedura për themelimin e një subjekti politik të VLEN-it i cili do të ketë një shtab të përbashkët, një qendër informative, kandidatët e përbashkët, programin e përbashkët, listat e këshilltarëve të përbashkëta,” deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se ndonëse ende nuk është definuar pozita e kryetarit, kjo nuk paraqet problem, pasi qëllimi kryesor është unifikimi dhe organizimi më i mirë përballë zgjedhjeve lokale.

“Mund ta them publikisht që unë lexoj votuesit që kërkojnë shkrirjen e VLEN-it në një subjekt… As nuk kam pretenduar, as nuk pretendoj të jem lider i VLEN-it. Më intereson koncepti,” tha ai, duke theksuar se suksesi i projektit është më i rëndësishëm se pozitat individuale.

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2025 22:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media