Rozana shprehet shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Prill, 2025 16:26

Rozana shprehet shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti

Rozana Radi ka treguar ethet e finales, pas një gare të ashpër ku ishte “kokë më kokë” me Gjestin. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti, teksa shtoi se pjesëmarrja në program ka qenë një eksperiencë e veçantë.

Rozana ka treguar edhe planet për karrierën e saj, teksa tashmë ka mbaruar rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time. Unë e fitova finalen time. Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat.

Unë i realizova të gjitha dëshirat e mia në këtë BBV dhe ia mora të gjithë kënaqësinë. Nga Rozana në vijim.. nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër”, u shpreh Rozana.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Prill, 2025 16:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media