Tragjedia e Koçanit, 38 pacientë mbeten të hospitalizuar jashtë vendit

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2025 22:29

Tragjedia e Koçanit, 38 pacientë mbeten të hospitalizuar jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë informoi se pesë pacientë nga të lënduarit në tragjedinë në Koçan do të kthehen nga trajtimi në Qendrën Klinike në Serbi. Sipas protokollit, tre prej tyre do të jenë nën vëzhgim në Klinikën për Pulmologji, një në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe një në Klinikën “Shën Naumi i Ohrit”.

Dje, një pacient u kthye nga trajtimi në Kroaci dhe aktualisht ndodhet nën vëzhgim në Klinikën për Kirurgji Plastike. Kështu që në qendrat mjekësore jashtë vendit mbeten 38 pacientë për trajtim. Në vend, aktualisht po trajtohen 7 pacientë – prej tyre, 4 janë të hospitalizuar në Klinikën “Shën Naumi i Ohrit”, një në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe dy pacientë në spitalin privat Sistina.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2025 22:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media