Zgjedhjet lokale do të shpallen më së voni në fillim të gushtit!

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2025 23:54

Zgjedhjet lokale do të shpallen më së voni në fillim të gushtit!

Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, njofton kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në konferencën e sotme me gazetarët.

Ai informoi se në Kuvend është kërkuar debat publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilat tash e një kohë janë paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila është paraparë të mbahet më 29 prill, pritet të parashtrohet interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, e paraqitur nga grupi parlamentar i “Të Majtës”.

“Arsyeja e interpelancës është se Toshkovski, në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme, në mënyrë të rëndë e ka neglizhuar dhe në mënyrë të papërshtatshme funksionin e tij publik, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, që ka sjellë një sërë veprimesh të kundërligjshme, skandale dhe transferime të personelit në MPB”, tha deputeti i “Të Majtës”, Sashko Jançev, më 14 prill kur ka njoftuar se po e dorëzojnë interpelancën.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2025 23:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media