Arrest për motoçiklistin i cili goditi me motor të miturën në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2025 22:34

Arrest për motoçiklistin i cili goditi me motor të miturën në Shkup

Nëpunësit policorë sot e privuan nga liria J.O. (34) nga Shkupi për shkak se rreth orës 11.30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, duke drejtuar motoçikletën ,,piaxho’’ me targa të Shkupit, ka goditur një vajzë 10-vjeçare.

Me automjetin e Ndihmës së shpejtë mjekësore, e mitura është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, kundër J.O. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, kumtuan nga MPB-ja.

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2025 22:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media