Sipas sondazhit të fundit, VLEN pa Taravarin e humb gati gjysmën e elektoratit!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Prill, 2025 23:02 Përditësuar

Sipas sondazhit të fundit, VLEN pa Taravarin e humb gati gjysmën e elektoratit!

Një sondazh i realizuar nga MKD.mk dhe Market Vision nxjerr rejtingun e partive politike dhe liderëve politikë në Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket mbështetjes për partitë politike në rast se zgjedhjet do të mbaheshin sot, VMRO-DPMNE do të fitonte bindshëm me 51,7% të votave.

Më pas renditen BDI me 12,1%, SDSM me 10,9%, Koalicioni “VLEN” në total me 13%, ku përbëhet nga Aleanca për Shqiptarët ( me 5,8%), BESA (2,6%), Lëvizja Demokratike (3,6%) dhe Alternativa (1%).

Pas tyre vijnë Levica me 6,4% dhe ZNAM me 5%.

Sa i përket liderëve, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka besimin më të madh të qytetarëve, me 25,4% të mbështetjes.

Pas tij renditen Ali Ahmeti me 6,2%, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Arben Taravari nga ASH dhe Venko Filipçe i LSDM me nga 3,8%, më pas vijojnë Dimitar Apasiev me 2,7%, dhe Maksim Dimitrievski me 2,4%, Izet Mexhiti 2.1

Në anën tjetër, një përqindje e madhe e qytetarëve (rreth 50%) deklarojnë se ose nuk kanë besim tek asnjë lider, nuk dinë të përgjigjen ose nuk duan të përgjigjen.

Ky sondazh tregon një epërsi të qartë të VMRO-DPMNE-së dhe një fragmentim të madh në kampin opozitar dhe atë shqiptar.

Sondazhi u realizua nga MKD.mk dhe Market Vision, në periudhën nga 20 mars deri më 17 prill 2025.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Prill, 2025 23:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.