Snopçe: Fytyra e dëshpëruar e Arbenit pranë Mickoskit tha gjithçka!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 12:43

Snopçe: Fytyra e dëshpëruar e Arbenit pranë Mickoskit tha gjithçka!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke komentuar edhe dorëheqjen e Arben Taravarit nga posti i ministrit të Shëndetësisë dhe ASH-së nga qeveria dhe koalicioni VLEN, shkruan Flaka

Snopçe rikujton njohjen e tij shumëvjeçare me Taravarin: “Arbenin e njoh 45 vjet. Aq mirë e njoh, saqë ende e mbaj në mend edhe çantën e librave që e kishte kur ishim në klasë të parë.”

Ai theksoi se kurrë më parë nuk e kishte parë Taravarin me një shprehje më të dëshpëruar në fytyrë sesa në momentin kur kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi publikisht se “do t’i heq për veshi nëse duhet”.

Ajo fytyrë e Arbenit që si ministër i Shëndetësisë qëndronte pranë kryeministrit në atë pres konferencë, ishte shprehje dëshpërimi,” shtoi Snopçe.

Ai përmendi se Taravari dha dorëheqje, ndërsa Aleanca për Shqiptarët vazhdon rrugëtimin e saj politik në opozitë. Në fund të deklaratës, Snopçe lë të nënkuptohet se dorëheqja mund të ketë qenë e ndikuar nga zhvillimet e fundit: “A është koincidencë apo jo? Secili le të gjykon për veten e tij.” Flaka Media

42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 12:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
42
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme