Destan Jonuzi: Uniteti shqiptar, përgjigjja e vetme ndaj nacionalizmit në rritje

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 23:04 Përditësuar

Destan Jonuzi: Uniteti shqiptar, përgjigjja e vetme ndaj nacionalizmit në rritje

Në një opinion të fundit, analisti politik Destan Jonuzi thekson se koha për një unitet të vërtetë të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut është bërë më urgjente se kurrë, shkruan Flaka. Kjo vjen në dritën e zhvillimeve të fundit pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe formimit të qeverisë së re nën drejtimin e Hristijan Mickoskit, e cila tashmë ka shkaktuar shqetësime serioze për pozitën e shqiptarëve në këtë shtet multietnik.

Sipas Jonuzit, marrëveshje të rëndësishme politike si ajo e Ohrit janë vënë në pikëpyetje, ndërsa vërehet një degradim i dukshëm institucional – sidomos në raport me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Koha për një unitet politik shqiptar duket se po bëhet gjithnjë e më urgjente, sidomos në dritën e zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ku qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE) ka shkaktuar shqetësim të madh për pozitën e shqiptarëve në këtë shtet të përbashkët. Pse është koha për unitet politik shqiptar? Marrëveshjet politike të mëparshme, si ajo e Ohrit janë vënë në pikëpyetje, dhe tani ka degradim institucional, sidomos në përdorimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë”, shkruan Jonuzi.

Për më tepër, rritja e nacionalizmit maqedonas, afrimi me parti dhe grupe me qasje anti-shqiptare, si dhe ndikimi gjithnjë e më i madh i qarqeve ruse dhe serbe në rajon, përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për të drejtat kolektive dhe individuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Jonuzi apelon për një strategji të përbashkët shqiptare që shkon përtej retorikës, e cila duhet të përfshijë bashkërendim në fushën e diplomacisë, sigurisë, përfaqësimit dhe zhvillimit ekonomik. Vetëm përmes një zëri të unifikuar politik, shqiptarët mund të mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe të sigurojnë një të ardhme të barabartë në shtetin e përbashkët.

“Koha për unitet nuk është vetëm simbolike. Është e vetmja rrugë përballë sfidave të reja politike dhe gjeopolitike që po konturohen me shpejtësi,” përfundon Jonuzi.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për unifikim të faktorit shqiptar. E tillë ishte edhe iniciativa e nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani i cili shfaq idenë e tij “Bashkë”, në takime më strukturat partiake. Largimi i Aleancës për Shqiptarët dhe Arben Taravarit nga qeveria, ka nxitur edhe më tepër këto thirrje senzibilizuese. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Qershor, 2025 23:04 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.