Mot përvëlues në horizont – korriku pritet më i nxehti
Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vera e vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut pritet të karakterizohet nga temperatura më të larta dhe reshje më të pakta krahasuar me mesataren shumëvjeçare (1991–2020).
Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë, me devijimin më të madh pozitiv nga temperaturat normale të stinës, veçanërisht në rajonin juglindor të Evropës, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut.
Mesatarja shumëvjeçare e temperaturave për verën lëviz nga 16°C në zonat malore deri në 26.1°C në Gjevgjeli, ndërsa në Shkup arrin:
- Qershor: 22.2°C
- Korrik: 24.7°C
- Gusht: 24.6°C
Reshjet e verës pritet të jenë nën mesataren, sidomos në korrik, kur parashikohet devijimi më i madh negativ i sasisë së reshjeve. Përjashtim mund të bëjnë zonat malore, ku mund të ndodhin reshje të dendura për shkak të konvekcionit të shtuar.
Reshjet mesatare në Shkup për muajt verorë janë:
- Qershor: 47.6 mm
- Korrik: 34.1 mm
- Gusht: 37.4 mm
DPHM njofton se mund të ketë periudha të motit jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë, por edhe episode të përkohshme me lagështi të shtuar. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të ndjekin përditësimet e rregullta të motit, pasi variacionet nënsezonale janë të vështira për t’u parashikuar shumë kohë përpara. Flaka Media