Arsovska i kundërpërgjigjet Ganiut: Na mëso se si u zhvillua Çair me mbi 600 dokumente të falsifikuara në 3200 faqe
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili të martën u shpreh se do ta çonte Arsovskën në Ferizaj të Kosovës, për t’i treguar se si zhvillohen qytetet në mënyrë moderne, shkruan Flaka Media
Në një reagim publik, Arsovska ka deklaruar:
“Jo, më mirë mësoje ti si e ‘zhvilluat’ Çairin me mbi 600 dokumente të falsifikuara në 3200 faqe. Ky është modeli juaj i zhvillimit urban.”
Ky përplasja e fundit vjen në kuadër të tensioneve të vazhdueshme politike mes figurave të ndryshme publike në Shkup, veçanërisht rreth çështjeve të urbanizmit, transparencës dhe qeverisjes lokale.
Arsovska ka theksuar se janë dokumentuar qindra shkelje në proceset e lejeve ndërtimore në Çair gjatë mandatit të Ganiut, të cilat tashmë janë objekt hetimi apo shqyrtimi nga institucionet përkatëse.
Nga ana tjetër, Ganiu akuzon udhëheqësinë aktuale të Qytetit të Shkupit për ngecje në projekte zhvillimore dhe mungesë vizioni për qytetin.
Përplasjet mes dy figurave janë pritur me interes nga opinioni publik, veçanërisht në prag të diskutimeve për reformimin e qeverisjes lokale dhe transparencën në ndarjen e lejeve për ndërtim në zonat urbane të Shkupit. Flaka Media