Flaka thumbon: Arben Fetai: Nga kritik i Artan Grubit… në kopje rezolute e tij
Dikur kishte fjalorin, sot ka funksionin.
Dikur denonconte pushtetin e kapur, sot është zëvendëskryeministër i tij. Arben Fetai, njëherë ikonë e “politikës së re” dhe “qeverisjes së mirë”, sot e sheh veten në vendin që dikur e quante problemi. Me një ndryshim: tani është pjesë e zgjidhjes së vetvetes.
Burime nga Kuvendi nuk përjashtojnë mundësinë që së shpejti të formohet një kabinet i ri me sloganin:
“VLEN, por s’ndryshon”.
Fetai, që e kishte Grubin si kundërshtar publik, tani kujdeset të mos mbetet prapa në asnjë standard të trashëguar: nga rotacioni i fjalimeve, deri te heshtja strategjike për temat që djegin.
Një ish-mbështetës deklaroi për redaksinë tonë:
“Ne e donim si alternativë të Grubit. Nuk e dinim që ishte update i tij.”
Ndërkohë, vetë Grubi nuk ka komentuar publikisht, por mësohet të ketë thënë:
“Shkolla është e hapur për të gjithë, por jo vetëm për qasje dhe stil, por edhe me takat dhe ndikim në çdo vendimarrje në qeveri”.
“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.















