Flaka thumbon: “Merita” e parë: Report për kundërshtarin!?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 08:54

Flaka thumbon: “Merita” e parë: Report për kundërshtarin!?

Pas akuzave të Aleancës për Shqiptarët (krahu Taravari) ndaj ministrit të ardhshëm, Azir Aliu – se paskësh qenë ndër të parët që ka shtyrë për bashkimin me Ali Ahmetin – rrjeti social nuk vonoi të reagojë. Jo me debat, por me “report”. 🫢

Burime jozyrtare, por që jetojnë në grupet e Viberit më shumë se në zyrë, tregojnë se faqja e ASH-së është raportuar për “përmbajtje të papërshtatshme” nga vetë Azir Aliu ose ndonjë nga ata që s’bëjnë dallim mes kundërshtarëve politikë dhe llogarive në rrjete sociale.

Zëra të pakonfirmuar thonë se “sistemi i meritës” që përmendi z. Aliu në deklaratën e tij të fundit, në këtë rast nënkuptonte “kush e raporton më shpejt, meriton postin.”

Ndërkohë, zyrtarë të painformuar por të gatshëm për çdo postim, theksuan se “veprimet do të ndërmerren sipas procedurave të parapara me ligj”, përfshirë edhe ato të Facebook-ut dhe, pse jo, TikTok-ut nëse vjen puna.

Ajo që mbetet e paqartë është: a do të na raportojnë edhe ne? 😅

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.)

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 08:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media