Jusifi nga BDI: Pushteti ua zbulon fytyrën e vërtetë – folni edhe një herë, tu dëgjon Mickoski!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 20:20

Jusifi nga BDI: Pushteti ua zbulon fytyrën e vërtetë – folni edhe një herë, tu dëgjon Mickoski!

Sekretari i degës së BDI-së në Gostivar, Fidan Jusufi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, sidomos në lidhje me presionet ndaj zyrtarëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike. Në një deklaratë publike me tone të qarta kritike, Jusufi ka akuzuar qeverinë e re për sjellje arbitrare dhe nënçmuese, transmeton Flaka

“Pushteti të jep shumë privilegje, po t’a merr edhe fytyrën. Disa i tjetërson, disave ua zbulon anën e errët të karakterit që lehtësisht e kamuflojnë para se ta marrin pushtetin!” – shkruan Jusufi në rrjetet sociale.

Duke ironizuar qëndrimet e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe kërcënimet ndaj drejtorit Arsim Idrizi për përdorimin e gjuhës shqipe, ai shton:

“Ndërsa sipas logjikës së Qokut, nëse legjitimitetin për pushtet ta jep legjitimitatori, duhet të kërkosh falje edhe pse e flet gjuhën e nënës – haj folni edhe njëherë, t’u dëgjone Micku.”

Në fund, Jusufi jep një mesazh të drejtpërdrejtë dhe simbolik për qeverinë aktuale:

“Në këtë rast, vetëm një zgjidhje është e duhura, në gjuhën që ata e kuptojnë më mirë: ‘еве ти влада, за државата ќе видиме’?” (Ja qeverinë, për shtetin do të shohim)?.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet etnike dhe çështjet e përfaqësimit po rikthehen fuqishëm në debatin publik, veçanërisht pas zhvillimeve me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe reagimeve të liderëve shqiptarë ndaj qasjes së ekzekutivit të ri. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Qershor, 2025 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media