Taravari: “VLEN nuk arriti të realizojë asnjë nga premtimet” – Arsyeja e largimit nga qeveria!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2025 14:56

Taravari: “VLEN nuk arriti të realizojë asnjë nga premtimet” – Arsyeja e largimit nga qeveria!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, një muaj më parë njoftoi tërheqjen e partisë së tij nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai shpjegoi arsyet që qëndrojnë pas kësaj vendimmarrjeje.

Taravari theksoi se koalicioni VLEN, ku Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë, nuk arriti të realizojë asnjë nga premtimet që i dha komunitetit shqiptar pas zgjedhjeve të fundit.

“Koalicioni VLEN u formua vitin e kaluar me pjesëmarrjen e katër partive, përfshirë Aleancën për Shqiptarët, duke marrë mbi 107 mijë vota. I premtuam shqiptarëve në RMV ndryshimin pas 22 viteve qeverisje të BDI dhe Ali Ahmetit. Por pas 11 muajsh, ky projekt u tregua i paqëndrueshëm dhe qytetarët janë të pakënaqur me ne,” u shpreh Taravari.

Ai shtoi se kishte dy mundësi: të heshtnin dhe të ruanin postet në qeveri, ku ai ishte ministër i Shëndetësisë, ose të reagonin ndaj situatës aktuale. “Ne zgjodhëm të reagojmë,” tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, duke njoftuar largimin nga qeveria. Flaka Media

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2025 14:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.