Joseph dhe Shirley DioGuardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për dy figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve – z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi.
Ky vendim nderon Joseph DioGuardin, shqiptaro-amerikanin e parë në Kongresin e SHBA-së, i njohur për angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, dhe bashkëshorten e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe zë i fuqishëm i të vërtetës shqiptare në forumet ndërkombëtare.
Ceremonia e dorëzimit të titullit do të mbahet më 14 qershor 2025 në Hotel Holiday Inn në Shkup, ku do të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, trupi diplomatik dhe qytetarë. Flaka Media