Mançini vetëpropozohet: Dua të rikthehem në kombëtare!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 17:50

Mançini vetëpropozohet: Dua të rikthehem në kombëtare!

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” Roberto Mançini ka folur mbi mënyrën se si u largua nga kombëtarja italiane si dhe pranoi se nuk do të ishte kundër një rikthimi të bujshëm.

“Natyra njerëzore është e thjeshtë për tu shpjeguar pasi secili prej nesh rikthehet ku ka qenë i lumtur. Personalisht kam qenë mjaft i lumtur kur isha trajner i Italisë”.

Me këto fjalë Roberto Mançini është vetëpropozuar për pankinën e Italisë, e cila është lënë e lirë pas shkarkimit të Luçano Spaletit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 17:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media