Nga “Çenke i vegetosur” – në zëvendësministër të Bujqësisë!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 09:09

Nga “Çenke i vegetosur” – në zëvendësministër të Bujqësisë!

Dikur gazetar në kërkim të së vërtetës, sot në kërkim të subvencioneve – Albrim Hoxha ka bërë një hop të madh… nga mikrofonat te ministritë!

Po flasim për të njëjtin Hoxhë, që vite më parë mori një kompliment origjinal nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti:
“Çenke vegetosur, shumë qenke!”

Në vend që të demaskohej, u emërua!
Në vend që të largohej nga politika, u fut edhe më thellë – këtë herë jo me kamera, por me vula dhe fletë-pranim.

Hoxha vjen në postin e zëvendësministrit të Bujqësisë, në një qeveri ku gjithçka lulëzon, përveç vetë bujqësisë. Ai përfaqëson Aleancën për Shqiptarët – jo atë të Taravarit, por të tjetrit Taravar… pardon, të Fetait!

Në një vend ku gjithçka është e mundur, edhe “të qenit i vegetosur” qenka përvojë e vlefshme për poste zyrtare. Me këtë ritëm, presim që fjalët “Shumë qenke!” të bëhen formulë zyrtare për rekomandim në LinkedIn.

🇲🇰 Maqedonia – vendi ku kritika ndaj politikanëve është rruga më e shpejtë për të bërë karrierë… si politikan.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.)

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Qershor, 2025 09:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.