Flaka thumbon: Banka Popullore garanton stabilitet – për rrogën e guvernatorit

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2025 04:01

Flaka thumbon: Banka Popullore garanton stabilitet – për rrogën e guvernatorit

Guvernatori i sapoemëruar i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, ka vendosur t’i përballet sfidave të ekonomisë vendore me një rrogë modeste prej 180.000 denarësh në muaj (rreth 3.000 euro), duke shprehur habi dhe indinjatë pse publiku po merret me të ardhurat e tij. “Është mjerim të më pyesni për këtë. Askush nuk më pyeti kur haja makarona tre ditë rresht në SHBA gjatë studimeve,” deklaroi ai mes lotësh të padukshëm dhe kostumit të tij elegant.

Ndërkohë, qytetarët me pagë minimale prej 24.000 denarësh mezi arrijnë fundin e muajit, por janë të qetë sepse, sipas guvernatorit, “të paktën nuk janë të uritur në Amerikë.”

Burime jozyrtare thonë se Banka Popullore ka miratuar një plan për “stabilitet psikologjik të zyrtarëve të lartë”, i cili përfshin terapi kundër kujtimeve traumatike nga koha e studentit dhe dieta të balancuara për të shmangur përsëritjen e urisë akademike.

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.”

(Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja.)

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Qershor, 2025 04:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.