The Reds fitojnë garën për Wirtz, rekord në Angli

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 19:17

The Reds fitojnë garën për Wirtz, rekord në Angli

Zyrtare: Liverpool thyen rekordin – Transferon Florian Wirtz për 116 milionë paund.

Kampionët e Premier League, Liverpool, kanë bërë goditjen e madhe të merkatos duke arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e yllit gjerman Florian Wirtz. Sipas burimeve të afërta me klubin, marrëveshja është mbyllur për shifrën rekord prej 116 milionë paundësh, duke përfshirë 100 milionë pagesë fikse dhe 16.5 milionë në formë bonusesh të lidhura me sukseset e ardhshme të klubit.

Ky transferim vendos Wirtz si blerjen më të shtrenjtë në historinë e Liverpool, duke tejkaluar edhe emra të mëdhenj si Virgil van Dijk dhe Darwin Núñez. Po ashtu, ai bëhet lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë në historinë e Premier League, duke kaluar blerjet e mëparshme rekord të Chelsea-t, Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo.

Pavarësisht interesimit të klubeve si Manchester City dhe Bayern Munich, ishte vetë Wirtz ai që insistoi për transferimin te Liverpool, duke i dhënë përparësi projektit të të kuqve.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Qershor, 2025 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media