Dieta për një tru të mprehtë: Çfarë duhet të konsumoni?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 20:39

Dieta për një tru të mprehtë: Çfarë duhet të konsumoni?

Shprehja “jemi ajo që hamë” vlen jo vetëm për trupin, por edhe për shëndetin e trurit. Studime të shumta kanë treguar se ushqimi ndikon ndjeshëm në funksionet njohëse, kujtesën dhe mprehtësinë mendore gjatë gjithë jetës.

Sipas Harvard Health, një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në parandalimin e rënies njohëse dhe të mbështesë performancën mendore. Nutricionistët rekomandojnë konsumimin e disa ushqimeve kyçe:

  • Perime me gjethe jeshile, si lakra, spinaqi dhe brokoli, të cilat ngadalësojnë rënien e funksioneve njohëse.
  • Peshk i yndyrshëm, si salmoni dhe sardelja, që përmbajnë omega-3 dhe ndihmojnë në mbrojtjen ndaj Alzheimerit.
  • Manaferrat, të cilat lidhen me përmirësimin e kujtesës falë flavonoideve.
  • Kafe dhe çaj, që ndikojnë pozitivisht në përqendrim dhe përforcojnë kujtimet e reja.
  • Arra dhe burime bimore të omega-3, si farat e lirit dhe avokadot, për një shëndet më të mirë të enëve të gjakut dhe funksioneve njohëse.

Një dietë e pasur me këto ushqime mund të ndihmojë në mbajtjen e një truri të mprehtë dhe të shëndetshëm me kalimin e viteve.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.