Ester Alushi pas eliminimit: “Respektoj vendimin e publikut”
Pas eliminimit nga “Ferma VIP 2”, Ester Alushi ishte e ftuar në “Ferma Club”, ku ndau përshtypjet e saj për eksperiencën në reality-show, marrëdhëniet me banorët dhe vendimin e publikut. Ajo theksoi se e respekton procesin e eliminimit dhe nuk mban hatër për ndonjë situatë të ndodhur brenda fermës.
Ester pranoi se është impulsive, por shtoi se ky është një aspekt i natyrës së saj dhe nuk do të ndryshonte për lojën. Sa i përket aludimeve për raportin e saj me Anduelin, ajo u shpreh qartë se miqësia e tyre do të vazhdojë edhe jashtë fermës, duke treguar se ka një marrëdhënie të afërt edhe me familjarët e tij.
Në intervistë, Ester përmendi miqtë e saj më të mirë në fermë, mes tyre Andueli, Andrea dhe Big Mama, ndërsa la të hapur mundësinë për një shoqëri të mirë edhe me Big Bastën. Ajo përmbylli bisedën duke e quajtur Anduelin “vëllai i saj jobiologjik”, dhe kandidat kryesor për të fituar “Ferma VIP 2”.
“Ai ka dhënë më shumë se çdo fermer tjetër. Për mua, ai është fituesi,” u shpreh ajo, duke e mbështetur publikisht për trofeun e reality-show-t.
Flaka














