Fenerbahçe kërkon Neymarin, ylli brazilian afër rikthimit në Europë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 20:10

Fenerbahçe kërkon Neymarin, ylli brazilian afër rikthimit në Europë

Dy vite pas largimit nga Paris Saint-Germain, Neymar mund të bëjë një rikthim surprizë në futbollin evropian. Sipas raportimeve nga gazeta turke Fanatik, Fenerbahçe e ka vendosur brazilianin si objektivin kryesor për ta shndërruar në yllin e skuadrës së José Mourinho. Klubi turk është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë 1-vjeçare të pasur, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër.

Raportohet se Neymar e konsideron seriozisht këtë mundësi, duke synuar një rikthim të fortë në Evropë për të siguruar një vend në Kombëtaren e Brazilit për Botërorin e 2026. Kontrata e tij me Santos skadon në fund të qershorit dhe përfshin një klauzolë që i mundëson largimin e lirë drejt Evropës.

Vetë Neymar ka komentuar mbi situatën e tij, duke thënë: “Sa janë shanset që të ‘qëndroj’? Nga 0 deri në 10, do t’i jepja 7. Historia ime me Santos nuk do të marrë kurrë fund.”

Mbetet për t’u parë nëse ylli brazilian do të pranojë ofertën e Fenerbahçes ose nëse do të shfaqen opsione të tjera për të në Europë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 20:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.