FIFA përjashton shumë yje nga turneu FIFA Club World Cup: Ja kush mungon

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 17:51

FIFA përjashton shumë yje nga turneu FIFA Club World Cup: Ja kush mungon

FIFA Club World Cup, turneu i ri me format të zgjeruar, nis me Al Ahly–Inter Miami, por shumë prej gjigantëve të futbollit botëror nuk do të marrin pjesë, për shkak të kritereve të përzgjedhjes nga FIFA.

Kush mungon dhe pse?

Barcelona, kampione e trefishtë në Spanjë, nuk është përfshirë për shkak të renditjes me pikë në edicionet e mëparshme të Champions League.

Liverpooli, i saposhpallur kampion në Angli dhe me një Salah rekordmen (29 gola + 18 asiste), nuk është përfshirë.

Napoli, kampion në Serie A në sezonin 2022/23, nuk grumbulloi mjaftueshëm pikë për kualifikim.


Yjet që mungojnë në turne

  1. Lamine Yamal (Barcelona) – 18 gola dhe 25 asiste këtë sezon, vetëm 17 vjeç, nuk do të jetë pjesë e turneut.
  2. Mohamed Salah (Liverpool) – Golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Premier League – jashtë listës së FIFA-s.
  3. Florian Wirtz – Edhe pse kalon te Liverpooli këtë verë, Leverkusen nuk u kualifikua për turneun.
  4. Cristiano Ronaldo (Al Nassr) – Nuk u kualifikua me klubin e tij. Refuzoi oferta nga ekipe pjesëmarrëse dhe pritet të rinovojë me Al Nassr.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 17:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.