Garcia te Barça – e konfirmon sponsori i dorezave

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 11:37

Garcia te Barça – e konfirmon sponsori i dorezave

Barcelona ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh për portierin e Espanyolit, Joan Garcia, i cili ishte një nga zbulimet më të mëdha në La Liga sezonin e fundit.

Agjentët e lojtarit depozituan shumën në zyrat e La Ligës, duke ndërprerë zyrtarisht kontratën me Espanyolin. Asnjëri nga klubet nuk e ka konfirmuar ende marrëveshjen, por njoftimi zyrtar pritet së shpejti.

Konfirmimi i parë vjen nga sponsori

Marka e dorezave Rinat Europa, që sponsorizon Garcian, publikoi një postim ku e uroi për transferimin te Barcelona:

“Çfarë krenarie që kemi kaluar këtë udhëtim me ty derisa arrite në një nga ekipet më të mira në botë” – shkruhej në postim, i shoqëruar edhe me hashtagun #Barça.

Kontratë gjashtëvjeçare dhe rol titullari

Garcia raportohet se ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030 dhe do të jetë zgjedhja e parë e Hansi Flick, trajnerit të ri të katalanasve.

E ardhmja e Ter Stegen, Inaki Pena dhe Szczesny tashmë është e pasigurt.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 11:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media